DYLON

Fillojnë renovimet edhe në Klinikën e Urologjisë

Fillojnë renovimet edhe në Klinikën e Urologjisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, z. Elvir Azizi vizituan Klinikën e Urologjisë, ku u pritën nga Drejtori i Klinikës, Dr. Petrit Nuraj.

Edhe në këtë klinikë do të ketë renovime rrënjësore për shërbime cilësore, krijimin e hapësirave të përshtatshme për shërbime mjekësore, ambiente komode, përmirësim të infrastrukturës, e të gjitha këto ndërhyrje do të jenë në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

EkoHigjiena

Përmes investimit me vlerë mbi 1.2 milion Euro, në hapësirat e kësaj klinike pritet që të bëhet:

➢ Renovimi i korridorit dhe riorganizimi i sportelit;

➢ Sallat operative- Zhvendosja e ESWL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë;

➢ Renovimi i dhomave.

Përmirësimi i infrastrukturës është një parakusht që reforma të marrë formë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.