Sot më shumë se kurrë, ndjej nevojën të kërkoj #votën tuajë, besimin tuajë, me qëllim të realizojë zotimet e mia, se këto janë arsyet që më shtynë të hyj në garë.
I kam hyrë garës për #deputete për shumë arsye. Njëra nga to është më e rëndësishme, zotimi se me mua njerëzit do ta kenë mbrojtësen e vet ne #parlament. Dhe, pa as edhe më të voglin dyshim, nëpërmjet meje secili qytetar do të fliste vet për brengën e për planin qe e mundon.
Do të flisnin mësuesit e prindërit, pacientët e mjekët, artistët e teatri, gratë e burrat, të rinjët e të moshuarit. Me mua, do të jenë brengat e planet e njerëzve me aftësi te kufizuar, te cilët kurrë nuk u mbrojtën siç ju takon; do të jenë bujqit e konsumatorët, strehimoret e mirëqenia. Do të jenë të gjithë, ngase nuk jemi shumë në numër por halle kemi plot.
Dëshira e ndjenja për ndihmë përveç se janë pjesë e personalitetit tim, vijnë natyrshëm edhe si detyrë e përvojë nga puna ime si psikologe, profesoreshë e kuvendare, te cilat më kanë dhënē leksion se si ta vështrojë, përcjellë, e dëshmojë realitetin për individin, se si ta kthejë nevojën e kërkesën në kryefjalë.
Edhe ju të dashur qytetarë mund të beheni kryefjalë të kërkesave tuaja, ngase une thellë besoj se në secilin prej jush ekziston fuqia e cila mund ta kthejë Kosovën në vendin ku ju do të ndiheshit të dinjitetshëm!
Prandaj, ju bëjë thirje që me 14 shkurt, votoni për vetën tuaj, votoni për zërin tuaj në parlament.
Mr.sc. Mimoza Kadriu me numër 9
Nisma Socialdemokrate 121