DYLON

“Happy for Spring”  po vazhdon

“Happy for Spring”  po vazhdon
Avatar photo Redaksia

Të rinjtë e të gjitha komuniteteve etnike nga Gjilani, në kuadër të programit “Happy for Spring”,  zhvilluan aktivitetin  “Muzika dhe Paqja”.

Ky aktivitet u facilitua nga znj.Mimoza Kadriu-Psikologe, përmes sesioneve dhe lojërave psikologjike si dhe diskutimeve ndërmjet të rinjve mbi temat; Marrëdhënia midis Muzikës, Personaliteti dhe Socializimi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u diskutua për gjuhën e urrejtjes së përdorur mbi tekstet e këngëve, e cila qon deri në stigmatizim e dhunë fizike, mbi bazë të etnisë si dhe me bazë gjinore.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është Ndërtimi i Paqes ndëretnike, promovimi i socializimit dhe haromonizimit mes të rinjve dhe grupeve të ekspozuara ndaj diskriminimit në Kosovë, përmes aktiviteteve sociale, edukative e kulturore.

’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.