Mijëra aktivistë, veprimtarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjet, Dardani I dhe Dardania II në Gjilan, i kanë dhënë mbështetje rekorde kryeministres së ardhshme, Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
I emocionuar me këtë me këtë përkrahje është shprehur të jetë kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili theksoi se kjo përkrahje është vulë e fitores plebishitare të Vjosa Osmanit dhe listës së unitetit nga Gjilani.
Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Dr. Fidan Qerimi, i cili tha se pesëshja kandidaturave të Gjilanit, me këtë përkrahje, do të jenë edhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Republikës, të cilët do të na përfaqësojnë me dinjitet.
Kandidati Faton Bislimi, ka deklaruar se Dardania është gurëthemeli i kauzës së LDK tash e 30 vite, ndërkaq ka shtuar se Gjilani ka arsye që të punojë dyfish më shumë për shkakun se kryetar i Shtabit në nivel qendror është Lutfi Haziri dhe kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila jeton po në këtë lagje,
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), i ka fëlnderuar të gjithë të pranishmit që për 30 vite nuk iu ndan asnjëherë partisë së Ibrahim Rugovës, duke shtuar se LDK ka ditur dhe di t’i ruaj dhe respektojë miqtë e Kosovës, që na ndihman në të gjitha proceset.
Kandidati Fatmir Rexhepi (20), tha se Dardania është shtëpi e themelimit të Lidhjes Demokratike, shtëpi e intelektualëve, e arsimtarëve, profesorëve, nënave e baballarëve që rrugëtuan bashkë për 30 vite për liri dhe pavarësi.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), pasi i falënderoi të gjithë për mbështetjen enorme, theksoi se LDK e ka besën dhe shpresën dhe vetë prezenca e madhe atje e tregon ndryshimin e madh që do të ndodhë më 6 tetor.
Kandidati Imet Rrahmani (35), theksoi se ky masovitet pa punën e mirë të Shtabit nuk do të ndodhte, për të shtuar se lista e LDK’së ka background edhe akademik, edhe politik e edhe njerëzor, derisa theksoi se duke e votuar LDK’në, votoni për Kosovën e prosoperitetit dhe jo të zhvatjes.
e sponsorizuar