DYLON

Osmani: Ju qëndroni fort në shtyllat e Republikës, e ne do qëndrojmë fort pas jush deri në rritjen e drejtësisë

Osmani: Ju qëndroni fort në shtyllat e Republikës, e ne do qëndrojmë fort pas jush deri në rritjen e drejtësisë
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur znj. Fahrije Hoti së bashku me dy gra të Krushës, për t’ua ndarë medaljet me të cilat i ka dekoruar më 8 mars të këtij viti, me Urdhrin “Shotë Galica” znj. Fahrije Hoti dhe 7 gra të cilat kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi.

“Sa herë që kam rastin e nderin e veçantë të flas me këto gra, aq më shumë shtohet nevoja për të insistuar për drejtësi. Drejtësi për fëmijët e tyre të cilët iu vranë para syve; drejtësi për bashkëshortët e tyre; drejtësi për të gjithë ata që u zhdukën me dhunë drejtësi për secilën familje që ende nuk gjen paqe e qetësi që nga lufta e vitit 1999”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:  

Më 8 mars të këtij viti, kam dekoruar me Urdhrin “Shotë Galica” znj. Fahrije Hoti dhe 7 gra të cilat kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi.

Në pamundësi për të qenë prezente për të pranuar urdhrin atë ditë, e prita dje znj. Hoti së bashku me dy gra të Krushës në zyrën time. Në vitin 2005, “Gratë e veja” të Krushës me në krye znj. Fahrije, filluan iniciativën për konservimin e ushqimeve dimërore, e cila në vitin 2010 u shndërrua në ndërmarrjen e njohur “Krusha”. Historia e znj. Fahrije u përjetësua së fundmi dhe përmes filmit artistik “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli, e cila në Festivalin Sundance të këtij viti shënoi sukses të jashtëzakonshëm me marrjen e 3 çmimeve.

Sa herë që kam rastin e nderin e veçantë të flas me këto gra, aq më shumë shtohet nevoja për të insistuar për drejtësi. Drejtësi për fëmijët e tyre të cilët iu vranë para syve; drejtësi për bashkëshortët e tyre; drejtësi për të gjithë ata që u zhdukën me dhunë drejtësi për secilën familje që ende nuk gjen paqe e qetësi që nga lufta e vitit 1999.

Znj. Fahrije dhe gratë e Krushës, por dhe shumë gra anembanë Kosovës, janë dëshmia më e mirë që e kemi se si vuajtja e dhimbja shndërrohen në forcë për të vepruar e motiv për të punuar për ringritje e për fuqizim të grave në Kosovë. Ju qëndroni fort në shtyllat e Republikës sonë, e ne do qëndrojmë fort për ju dhe pas jush deri në arritjen e drejtësisë! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.