DYLON

Kryetari Hyseni viziton punimet e asfaltimit të rrugëve në Nasalë dhe segmentit të rrugës “15 Qershori” në Dardani

Kryetari Hyseni viziton punimet e asfaltimit të rrugëve në Nasalë dhe segmentit të rrugës “15 Qershori” në Dardani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Nasalë dhe të segmentit të rrugës “15 Qershori” në lagjen Dardania.

Kryetari Hyseni, gjatë vizitës së punimeve në Nasalë, ka thënë se me asfaltimin e këtyre rrugëve atje, po e përmbyllin pjesën e projektimit dhe të asfaltimit të rrugëve përbrenda shtëpive dhe lagjeve të fshatit.

EkoHigjiena

“Është projekt i cili është pritur gjatë, ndoshta më shumë se 20 vite. Sot është bërë asfaltimi i njërës prej tri pjesëve kryesore të rrugëve, ndërkohë që janë asfaltuar edhe rrugicat. Janë diku 1100 metër gjatësi të asfaltit e me gjerësi prej katër metra dhe në këtë formë fshatin Nasalë po e përmbyllim me pjesën e projektimit dhe të asfaltimit të rrugëve përbrenda shtëpive dhe lagjeve të fshatit. Është një praktikë e një qasje e re ku nuk premtojmë por vetëm punojmë dhe angazhohemi maksimalisht. I falënderoj banorët për pritjen dhe për durimin që e kanë pasur deri tash”, ka thënë kryetari Hyseni.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka thënë se pas përfundimit të asfaltimit të segmentit të rrugës nga furra “Aroma” e deri te shkolla “Selami Hallaqi”, do të bëhet shënjëzimi horizontal dhe vertikal, ndërkaq parkingjet do të kthehen në formë të drejt.

“Siç e dini, në muajin korrik është përfunduar pjesa e parë nga rreth-rrotullimi i rrugës së Prishtinës e deri te furra “Aroma” dhe për shkak të pushimeve verore ne kemi qenë të detyruar që të mos i zhvillojmë punimet në këtë segment, me qëllim që të mos i pengojmë bashkatdhetarët tanë”, ka thënë Mihovci. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.