DYLON

Asfaltohet rruga Sllatinë e Epërme-Dardani

Asfaltohet rruga Sllatinë e Epërme-Dardani
Avatar photo Redaksia

Ka filluar sot asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Sllatinë e Epërme, rrugë kjo e cila lidh këtë fshat me aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, konkretisht me fshatin Dardani.

Ndonëse punimet në këtë rrugë kishin nisur më herët, megjithatë asfaltimi ka filluar sot, pasi që është dashur që të zgjerohet dhe jo të shtrohet në dimensionin e më parshëm.

Punimet në asfaltimin e kësaj rruge, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se sot po përfundon edhe ky projekt shum i rëndësishëm për banorët e Sllatinës dhe fshatrave përreth që frekuentojn në këtë rrugë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.