Tani kush është në radhë të shkojë nga LDK, Isa apo Vjosa?!

Tani kush është në radhë të shkojë nga LDK, Isa apo Vjosa?!

Në fakt, në cilëndo nga partitë ku nuk ka fraksione është treguesi më i mirë i funksionimit të diktaturës së brendshme partiake.

Shkruan: Gani NEZIRI

Nga kjo sa u pa me mocionin, njëri duhet të shkoj gjithsesi. Jo pse u duken qartë fraksionet brenda LDK-së, (se, fraksione ka në cilëndo parti politike që vërtetë është plurale), por, se hendeku ishte shumë i thellë mes fraksionesh. Dhe hendeku i thellë shpreh mosbesimin e thellë.

Këto ndarje, në fakt, më shumë ngjasonin në dy grupacione politike se sa fraksione politike. Jo nga fakti se njëri grupacion ishte më afër me VV-në dhe tjetri grupacion ishte më afër me PDK-në, por, nga fakti se që të dy grupacionet e LDK-së mbanin distancë politike më shumë në mes vete se me VV-në, respektivisht me PDK-në.

Prandaj, shikuar nga ky prizëm, nuk mund të quhen fraksione të normalitetit plural politik, por duhet shiheshin qartë si grupacione të interesave të brendshme. Pra, si të tilla, vështirë të besohet se mund të funksionojnë pa plasaritje të shtuara.

Në fakt mund të funksionojnë por, funksionojnë keq. Ndajnë edhe elektoratin. Pra, që LDK të funksionojë mirë duhet pastruar nga elementi destruktiv i lidhjes komuniste.

Pra, tani shtrohet pyetja e madhe se; kush duhet të shkojë, Isa, apo Vjosa?!

Unë nuk kam preferencë politike as njërin dhe as tjetrin. Kush duhet të shkojë e kush duhet të rri është e drejtë ekskluzive e aktivistëve dhe votuesëve të LDK-së të zgjedhin këtë zgjidhje.

Por ama, sa më përket mua, nuk mund të kuptoj se si mund të jetë në krye të LDK-së një ish komunist i regjur jugosllav?!

Si mund të jetë në krye të LDK-së rugoviane pikërisht ai i cili i ndërpreu Rugovës financat në kohën më kritike për Rugovën dhe për Kosovën?!

Mos kujtoni se me të rast i mbaj anën Vjosës, sepse nuk di gjë prej gjëje për të, veç asaj se, primitivisht hoqi fotografinë e Presidentit të shtetit që në ditën e parë të punës së saj në zyrën e Kuvendit të Kosovës.

Pardon, edhe faktin se, gjatë fushatës zgjedhore, skajshmërish ofendonte Presidentin e shtetit dhe Kryetarin e partisë time duke e zgjedhur si rrugë për tu ngjitur majës së pushtetit.

Është e drejtë e saj të mos e respektoj Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por ama, duhet ditur se ka obligim shtetëror me respektuar pozicionin e Presidentit, (që këtë mandat e ka Hashim Thaçi).

Pra, nuk është sjellë vërtetë si shtetformuese. Shkeli normën kushtetutare që ditën e parë kur mori mbi supe kujdestarinë mbi Kushtetutën.

/Autori është anëtar i Këshillit Drejtues në degën e PDK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Qendër/

KOMENTE