DYLON

Haziri: Çerdhja në Dardani shembulli më i mirë i parandalimit të infeksionit me COVID-19

Haziri: Çerdhja në Dardani shembulli më i mirë i parandalimit të infeksionit me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar menaxhmentin e çerdhes në lagjen Dardania, duke thënë se ky institucion është shembulli më i mirë i preventimit të infeksionit me COVID-19.

“Është një institucion që e ka preventu infeksionin dhe nuk ka leju me hy brenda. Ju përgëzoj për punën e madhe që e keni bërë. Këtu ka funksionuar perfekt trekëndëshi prindër-nxënës-mësimdhënës”, ka thënë Haziri, gjatë vizitës në këtë çerdhe me një pjesë të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, drejtoresha e IP Dardania, Shqipe Kastrati-Haziri, e ka falënderuar Hazirin për vizitën dhe përkrahjen e madhe të ofruar, derisa e ka njoftuar për mënyrën e funksinimit aty.

EkoHigjiena

“Në task-forcën e çerdhes janë të përfshirë edhe prindërit e edukatoret dhe secili i ka përgjegjësitë e tyre. Dhomat e fëmijëve pastrohen dy herë në ditë, përfshirë edhe dezinfektimin ditor. Po mundohemi të jemi shembull sa i përket respektimit të masave, sikur që po funksionon për mrekulli partneriteti me prindërit”, ka thënë Kastrati-Haziri.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, theksoi se këtë shembull të IP Dardania, do ta bartin edhe në shkolla e institucione të tjera, për mënyrën e mirë të funksionimit sa i përket parandalimit të përhapjes së virusit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.