Xhelal Mehmeti, në qeverisjen e re të formuar në komunën e Preshevës është caktuar të udhëheq zyrën për diasporën që do të mbaj komunikimet me mërgatën shqiptare.
Ai gjatë një bisede për Titulli.com është shprehur se kjo zyrë do t’i shërbej popullatës shqiptare që përkohësisht jeton në diasporë.
Ai ka folur edhe pozitën e tij që mbanë brenda subjektit politik të PVD-së në Preshevë dhe tregoi planet më të cilat kishte ardhur nga Zvicra.
“Duke marrë parasysh kthimin tim nga diaspora dhe me synim që të jem i pari i komunës normal. kryetarja aktuale shpalosi ambiciet e saja për kryetare dhe mori një përkrahje nga subjekti, edhe pse tërë fushatën e udhëhoqëm me propagandë që nëse kryetari i komunës do ti takoj PVD-së atëherë unë do të jem kryetar”, theksoi Mehmeti për Titulli.com.
Për më tepër KËTU