Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ka emëruar Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.
Ja postimi i tij i plotë:
Edhe nje sukses i radhës në fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar.
Bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.
Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënboficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore.
Shumë urime e suksese Major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar!