DYLON

Ministri Maqedonci vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në Operacionin Interflex

Ministri Maqedonci vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në Operacionin Interflex
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në Operacionin Interflex.

Në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci theksoi me këtë rast se angazhimi i instruktorëve të FSK-së në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.