DYLON

Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit mes KPK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit mes KPK-së dhe Akademisë së Drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë (AD), Enver Fejzullahu, nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë për Sundim të Ligjit 2021-2026.

Me anë të këtij Memorandumi, mundësohet vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë, njëkohësisht, definohet qartë bashkërendimi dhe koordinimi i proceseve dhe aktiviteteve ndërinstitucionale në fushën e trajnimeve të prokurorëve dhe zyrtarëve të administratës së sistemit prokurorial.

EkoHigjiena

Kryesuesi i  KPK-së, me këtë rast, ka thënë se ky memorandum është një akt i rëndësishëm që përcakton garantimin e standardeve të koordinimit dhe ndërlidhjen e sistemeve elektronike për të mundësuar shkëmbimin e informatave në mes të KPK-së dhe AD-së në trajnimin e prokurorëve.

Gjithashtu edhe, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton se do të angazhohen me përkushtim për zbatimin e këtij memorandumi, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë mbështetja profesionale, teknike dhe organizative, në mënyrë që të bëhet ngritja e nevojshme e kapaciteteve të sistemit prokurorial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.