DYLON

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së mund të udhëtojnë pa viza në në Mbretërinë e Bashkuar

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së mund të udhëtojnë pa viza në në Mbretërinë e Bashkuar
Avatar photo Redaksia

“Sot, nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes u njoftova me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar”, ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas tij, ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar.

EkoHigjiena

“Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti.  Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, ka thën[ Ministri Maqedonci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.