DYLON

Zëvendësministri Shemsi Syla qëndroi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Zëvendësministri Shemsi Syla qëndroi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, qëndroi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Air Vice Marshal Nigel Maddox CBE.

Me këtë rast, delegacioni i përbërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, të udhëhequra nga zëvendësministri Syla, vizituan bazën e Forcave Mbretërore Ajrore, Swanwick, me qëllim të njohjes së sistemit të komandës dhe kontrollit ajror të Britanisë së Madhe.

EkoHigjiena

Në këtë bazë, delegacioni u prit nga komanda e lartë e Skuadronit 78, të Forcave Mbretërore Ajrore dhe zyrtarë të kompanisë prestigjioze IBM.

Gjatë kësaj vizite delegacioni kishte mundësinë që të njihet nga afër me operacionet dhe kapacitetet e sistemit GUARDIAN, i cili përdoret nga shumë vende të NATO-s.

Përveç kësaj, delegacioni pati mundësinë të zhvillonte edhe vizita kulturore, ku për qëllim kishin njohjen nga afër me vlerat dhe historinë e lashtë të popullit britanik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.