Përmes ceremonisë së zbulimit të Pllakës, ”Shtëpia – Bazë e UÇK-së, Zona Operative e Karadakut”, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Gjilan, shprehu mirënjohje për familjen e Naim (Rifat) Nuhiu, për kontributin e dhëne gjatë luftës, vënien në shërbim edhe të shtëpisë së kësaj familje për UÇK-në.
Me rastin e zbulimit të Pllakës, kryetari i Organizatës së Veteranëve Jeton Sherifi ka theksuar se ndjehen të nderuar që sot po bëjnë zbulimin e Pllakës Shtëpi – Bazë e UÇK-së në familja Nuhiu, duke pasur parasysh kontributin e kësaj familje në veçanti të vëllezërve Naim e Afrim Nuhiu, të cilët përherë ishin në shërbim te luftës së UÇK-së, edhe në Betejat e zhvilluara.
Ndërsa Naim (Rifat) Nuhiu, duke zbuluar Pllakën… ka thënë se ky akt i zbulimit i obligon që edhe më tej të jenë në shërbim të vendit, me të gjitha format që sot ka nevojë Kosova.
“Ketë pllakat ia dedikoj familjes sime e cila në rrethana të vështira përherë ishte e gatshme të jep kontributin për vendin edhe në kohë lufte”, ka thënë Nuhiu.