Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në shënimin e ditës Kombëtare të Mjekëve ka uruar gjithë personelin shëndetësor të cilët janë duke bërë punë të palodhshme gjatë kësaj periudhe.
“30 marsi shënon Ditën Kombëtare të Mjekëve. Kontributi i doktorëve, sidomos në këtë periudhë të pandemisë është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm në Kamenicë por në të gjithë botën. Sot, objekti i ri i Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës po shërben si aneks objekt për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. I gjithë personeli shëndetësor, rrezikohen çdo ditë, gjatë trajtimit të këtyre pacientëve. Prandaj, meritojnë respekt për punën e palodhshme përgjatë kësaj periudhe. Më poshtë gjeni pamje nga objekti ku po trajtohen pacientët e prekur nga virusi. ”, tha Kastrati.
Gjithashtu Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar.
“Ju lus të gjithëve të bëni kujdes për vetën dhe njerëzit rreth jush. Mos harroni maskën, distancën dhe higjienën personale!”, shtoi ai. /2LONLINE.com/