DYLON

Trusti: Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit mbyllet më 6 prill 2021

Trusti: Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit mbyllet më 6 prill 2021
Avatar photo Redaksia

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ua rikujton të gjithë kontribuuesve që ende nuk kane aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më 6 prill 2021 mbyllet afati për aplikim.

Ky afat është i bazuar në ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (Nr. 07/L-016, Neni 12A, pika 2), ku përcaktohet që mundësia për aplikim përfundon brenda 4-muajve nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi.

EkoHigjiena

Ndërsa hyrja në fuqi e tij, siç është parashikuar në Nenin 17, është në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare është bërë më 7 dhjetor 2020, andaj afati 4-mujor përfundon më 6 prill 2021.

Kujtojmë këtu se për tërheqjen e 10%-shit deri më tani kanë aplikuar rreth 425 mijë kontribuues me një shumë totale të tërheqjes prej rreth 197 milionë euro.

Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.