Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin amerikan, Greg Delawie me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për siç është thënë, një mik të veçantë të Kosovës. që po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj! HTH