DYLON

Isufi: Qeveria Haradinaj, qeveri e suksesshme

Isufi: Qeveria Haradinaj, qeveri e suksesshme
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka quajtur qeveri të suksesshme Qeverinë Haradinaj meqë, sipas tij, ka marrë vendime të rëndësishme gjatë këtij viti.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky kabinet qeveritar ka krijuar disiplinë dhe angazhim praktik në të gjitha sferat e qeverisjes.

Prej të arriturave të saj, Isufi ka konsideruar vendimin për Termocentralin “Kosova e Re”, Ligjin për Prishtinën, Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për reformimin e administratës publike.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinaj vazhdon me këtë ritëm të punës do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.

Sipas Isufit, një opozitë e çakorduar çfarë është aktualisht nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.