Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Si pasojë janë rritur edhe rastet aktive. Kështu në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive.
“Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu është rritur edhe numri i vaksinimeve ditore.
Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtu pandeminë. /2LONLINE/