• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Mbizotërojnë temperaturat e larta, IKSHPK kërkon kujdes të shtuar sidomos nga të moshuarit

Redaksia 2LONLINE 1 Gusht, 2021 5 min
 Mbizotërojnë temperaturat e larta, IKSHPK kërkon kujdes të shtuar sidomos nga të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar disa masa mbrojtëse për qytetarët e Kosovës tani kur po mbiztotrojnë temperaturat e larta në vend.

QYTETARË TË DASHUR!

JU LUTEMI PËR KUJDES!

TEMPERATURAT E LARTA JANË RIKTHYER!

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtIt që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:

1. Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;

3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;

6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale IKSHPK shneta temepratura vapa
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

28 Qershor, 2022

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

28 Qershor, 2022

Më 29.06.2022, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës – Ja rendi i punës

28 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com