Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarët e katër komunave të Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit.
Në kuadër të projekteve për të cilat sot u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit është edhe ai që do të realizohet në Novobërdë, ku do të kemi pastrimin e lumenjve në Kufcë, Stanishor, Prekovc dhe Llabjan, i cili kap vlerën buxhetore prej 200 mijë euro për këtë vit.