DYLON

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (28), Kamenicë (22), Viti (12), Novobërdë (1), Kllokot (1)

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (28), Kamenicë (22), Viti (12), Novobërdë (1), Kllokot (1)
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit,  mësohet se në nivel vendi janë 568 raste të reja pozitive.

Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 28 raste, ajo e Kamenicë 22 raste, e Vitisë 12 raste dhe me nga një rast janë Kllokoti dhe Novobërda, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit,  25 raste janë nga qyteti i Gjilanit dhe nga një rast është regjistruar në fshatrat: Bresalc, Malishevë dhe Pogragjë.

Në komunën e Kamenicës, 18 raste janë në qytetin e Kamenicë, 3 raste në fshatin Topanicë dhe 1 në fshatin Krilevë.

Në komunën e Vitisë, 1 rast është në qytetin e Vitisë, derisa 3 raste janë në fshatin Lubishtë, nga 2 raste janë në fshatrat: Kabash e Pozheran si dhe nga 1 rast janë regjistruar në fshatrat: Remnik, Gjylekar, Sllatinë  e Poshtme dhe Vërban.

Ndërsa në Kllokot dhe Novobërdë, rastet janë nga këto lokalitete. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.