DYLON

Zhduket një e mitur në Llabjan të Novobërdës

Zhduket një e mitur në Llabjan të Novobërdës
Avatar photo Redaksia

Një e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës është raportuar e zhdukur. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ankuesja ka  paraqitur rastin në polici se vajza e saj  e mitur, kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer.

EkoHigjiena

Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Raporti i policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Fsh. Llabjan, Novobërdë 02.05.2021-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.