DYLON

Gjilani me 53 raste të reja me COVID-19 dhe me 1 rast të vdekjes

Gjilani me 53 raste të reja me COVID-19 dhe me 1 rast të vdekjes
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 578 raste të reja pozitive.

Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 53 raste, ajo e Kamenicë 17 raste, e Vitisë 3 raste dhe Novobërda me 2 raste, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 48 raste janë nga qyteti i Gjilanit,  2 raste i kemi në Kmetoc dhe nga 1 rast në Bresalc, Malishevë dhe Sllubicë.

Në komunën e Kamenicës, nga 17 raste në total, 8 janë në qytetin e Kamenicë, 3 raste janë në Koretinë, 2 në Petroc dhe nga një rast në Topanicë, Rogoçicë. Shipashnicë e Epërme dhe Kopernicë.

Në komunën e Vitisë, nga 3 rastet në total, nga një janë në Vërban, Pozheran dhe Lubishtë, transmeton 2LONLINE.com/.

Ndërsa në Komunë e Novobërdës, të dyja rastet janë nga Novobërda.

Përndryshe në nivel vend, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ku njëri rast është në Gjilan (71 vjeç) dhe njëri në Viti (64 vjeç). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.