DYLON

Ja me kë do të jetë në Grup, Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll

Ja me kë do të jetë në Grup, Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin C në kampionatin botëror të juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë.

Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës do ta paraqitet në botëror.  Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

EkoHigjiena

Në Grupin A janë Sllovenia, Spanja, Serbia, Tunizia, Japonia e SHBA-ja.

Në grupin B garojnë Franca, Egjipti, Suedia, Nigeria, Korea e Australia.

Ndërsa në grupin D garojnë Gjermania, Islanda, Norvegjia, Argjentina, Danimarka e Kili.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.