DYLON

Matoshi: Po shpërblejmë aktivizimin e banorëve të Doberçanit në mbrojtjen e mjedisit

Matoshi: Po shpërblejmë aktivizimin e banorëve të Doberçanit në mbrojtjen e mjedisit
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Gjilan mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërçan”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe kap vlerën totale prej 550 mijë euro.

Me këtë rast Ministri Matoshi u shpreh i lumtur që po investohet në këtë fshat që sipas tij është shembull i aktivizimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tutje tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të zeza për banorët e kësaj ane.

EkoHigjiena

“Besoj dhe shpresoj që projekti do të realizohet ashtu siç është e paraparë dhe projektuar me një mbikqyrje në radhë të parë të vetë banorëve, të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, nga komuna e Gjilanit si dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, shpreh Ministri Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e ka falënderuar Matoshin që gjatë mandatit të tij si ministër ka pasur fokus edhe këtë komunë përmes projekteve mjedisore.

Nënkryetari Ismajli, theksoi se ky projekt është tejet i rëndësishëm edhe për banorët atje.

Matoshin për këtë investim e kanë falendëruar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi si dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU  “Hidromorava, Muhamed Suliqi.

Kujtojmë që këtë vit në Gjilan, MMPH po investon edhe projekte tjera mjedisore, që kapin vlerën buxhetore mbi 2 milion euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.