Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë mbajtur sesion informues me fermerët e Kamenicës në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi në fjalimin hyrës në këtë sesion u shpreh falënderues për përkrahjen e vazhdueshme të IADK-së për Komunën e Kamenicës.
Arifi premtoi se gjatë vitit 2020 do të vazhdojë mbështetjen për fermerët kultivues të Bimëve Aromatike Mjekësore dhe ndaj të gjithë fermerëve të komunës së Kamenicës.