Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë.
Kjo marrëveshje hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj më anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim në vijim:
“Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve.
Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve.
Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për #Kosovën që duam të gjithë!”,