DYLON

Hyseni: Morëm mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve

Hyseni: Morëm mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin. Në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të nivelit lokal dhe atij qendror.

Po ashtu është diskutuar edhe identifikimi i mundësive për mbështetjen dhe krijimin e infrastrukturës së përshtatshme fizike, për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi planet komunale dhe arritjet në komunë dhe mirëpriti njoftimet lidhur me objektivat dhe progresin e arritur nga MINT, në krijimin e parqeve industriale e teknologjike, në komunat e ndryshme në Kosovë.

“Kryetarin Hyseni e përgëzova për planin ambicioz dhe progresin e arritur në Komunën e Gjilanit”, tha Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tregoi se janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për shfrytëzimin e mundësive të reja, për mbështetjen ndaj të rinjve ndërmarrës dhe bizneseve vendore, nga diaspora dhe të huaja, me kontribut në zhvillim të përgjithshëm socio-ekonomik në Komunën e Gjilanit dhe më gjerë.

Më pas kryetari Hyseni, bashkë me ministren Hajdari vizituan fabrikën e ujit Dea dhe atë të printimit Flexograf.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.