DYLON

Haziri falënderon Rexhep Limanin për kontributin në gala mbrëmjen “Pak nga ne, shumë për ata”

Haziri falënderon Rexhep Limanin për kontributin në gala mbrëmjen “Pak nga ne, shumë për ata”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar për kontributin që ka dhënë Rexhep Limani, në fondin “Pak nga ne shumë pë rata”, që këtë vit I dedikohet studentëve të cilët me talentin dhe vendosmërinë e tyre po studiojnë dhe dëshmojnë veten në universitete të ndryshme botërore.

“Kontributi i Rexhep Limanit, është me një vlerë të lartë sikur edhe e shumë të tjerëve të cilët po japin vazhdimisht. Mërgata jonë e shpërndarë gjithandej nëpër botë, është kontribuesja më e madhe për vendlindjen e tyre dhe qytetarët tanë në përgjithësi. Është krenari kur kemi këtë përcaktim të vendosur, që në çdo mënyrë të ndihmohen qytetarët dhe në këtë rast studentët. Iniciativat e përbashkëta për studentët, është një lehtësim i madh për familjet dhe shpresojmë shumë që në një të ardhme do të shndërrohen në vlera përfaqësuese dhe zhvillimore për vendin”, ka thënë Haziri.

Për ndryshe, mbrëmja humanitare e mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar, i kushtohet mbështetjes direkte të studentëve dhe krijimit të kushteve më të mira për studime.

EkoHigjiena