Malësia e Bujanocit ka nevojë për përmirësimin e kushteve elementare për ta rikthyer jetën atje. Ata që duan të investojnë në Bujqësi, duke pas parasysh se është tokë me vlerat më të pasura në Luginë, dhe me ujë natyral që është vlerësuar më i pastërti në nivel të shtetit serb, për arsye se minierat janë shumë larg burimeve të ujit, kanë nevojë për përmirësimin e disa kushteve si rruga, rryma dhe riparimi i ujësjellësit.
Fikri MEHMETI
Pastaj mirëmbajtja e rrugëve për shkak se dukuritë natyrore mund ta bllokojnë atë gjatë verës dhe dimrit, si dhe mjeku familjar ta ketë një shtëpi të shëndetit në fshatin Zarbicë, ku mund të vizitohen banorët 2 herë gjatë javës.
Malësia e Bujanocit, nga ekspert të natyrës dhe bujqësisë, është vlerësuar si tokë me vlera të pasura ku produktet e saj janë 100 % bionatyralë. Produktet e malësisë së Bujanocit nuk i ekspozohen gazrave të ndotur dhe ka një klimë me ajër të pastër e ujë burimorë.
Vendet e ndryshme të rajonit, firmat e prodhimit të lëngjeve, kanë nevojë për produkte bio, të cilat lehtë mund ti sigurojnë nga malësia e Bujanocit. Dhe qytetarët e dëbuar nga malësia e Bujanocit, duke pasur parasysh se shtëpitë i kanë të shkatërruara dhe nuk ekzistojnë as kushtet elementare për të jetuar atje, nuk do ta kenë problem të investojnë në Bujqësi dhe gjatë vikendit të udhëtojnë drejtë kampshtëpizave të cilat lehtë mund t’i ndërtojnë, dhe të mbjellin pemë, perime, ta punojnë tokën dhe produktet e tyre ti sjellin drejtë Kosovës.
Kjo mund të arrihet nëse qeveria e Kosovës në bisedimet Beograd-Prishtinë kërkon që pikëkalimi kufitar në Muhoc , të kalon në kompetenca të plota dhe kthehet në pikëkalim kufitar me kompetenca të njëjta sikur pikëkalimi kufitar në dheun e bardhë. Kështu qytetarët nga malësia e Bujanocit nuk do të kenë më nevojë të kalojnë përmes dheut të bardhë për mallrat e tyre, dhe të sillen rreth e rrotull, por mund të kalojnë përmes pikëkalimit kufitar në Muhoc.
Komuna e Bujanocit ndanë subvencione për Bujqësi, të cilat mund të shfrytëzohen për mbjelljen e tokës, kultivimin e produkteve dhe me ndihmën e shtetit të Kosovës, mund ti sjellin në Kosovë dhe të shiten në tregun kosovarë. Komuna e Bujanocit është duke ndërtuar rrugë 1 milionëshe në malësinë e Bujanocit, dhe besojmë se kjo është një ndihmesë shumë e madhe, historike për malësinë e Bujanocit. Mirëpo, prapë ka me pas nevojë ende për shtrirjen e rrugëve dytësore të cilat i lidhin fshatrat me rrugën që po e financon komuna, dhe kjo sigurisht që donë investim.
Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmon fshatrat e malësisë së Bujanocit që ti finalizojnë rrugët dhe ta kenë të lehtë kthimin dhe investimin në tokat e tyre, në mënyrë që tokat e tyre të mos shpallen si ‘shtetërore’ ose ‘park nacional’ nga shteti serb, gjë që kanë paralajmëruar politikanë shqiptarë në Serbi.
Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejon humbjen e tokave ku shqiptarët i kanë vatrat dhe varret e prindërve, e as të mos e lejon shtetin serb që ato toka të shpallen ‘zonë manovre ushtarake’ siç kanë kërkuar serbët, por me një strategji financiare të ju mundësohet shqiptarëve nga malësia e Bujanocit, të kthehen dhe të investojnë në Bujqësi edhe nëse nuk do të jetojnë atje.
Kjo do ta sjellte një lehtësim për ata persona që kanë problem me dokumente identifikimi ku do të anulohej udhëzimi administrative nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, me të cilën ju pasivizohet shtetësia shqiptarëve që nuk jetojnë në malësi.
Kështu do të kthehej jeta atje dhe qeveria serbe nuk do të mund ti përdorë ato troje për qëllime ushtarake. E as të ua mohon shtetësinë Shqiptarëve.