DYLON

“Dy milionë € për Luginë, pasqyrim i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Vetëvendosjes e ka kundrejt kombit shqiptar”

“Dy milionë € për Luginë, pasqyrim i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Vetëvendosjes e ka kundrejt kombit shqiptar”
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i qeverisë me të cilin parashihen të ndahen 2 milion euro për Luginë,  është lajm i mirë  dhe është pasqyrimi i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Vetëvnedosjes e ka kundrejt kombit shqiptar.

“Në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2022 të prezantuar dhe miratuar nga Qeveria, në mes të vendimeve parashikohet të ndahet një vlerë prej 2 milionë eurosh, për herë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ky lajm, është pasqyrimi i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kundrejt kombit shqiptar”, thotë Alban Hyseni, i cili  është kandidati i kësaj Lëvizjeje për kryetar të Komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntorit. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.