Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij.
Trotuari Arbëri-Velekincë, fusha e sportit, asfaltimi i rrugëve e rrugicave, investimet në ndërtim të kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit, janë vetëm disa nga projektet që janë realizuar gjatë mandatit katër vjeçar, prandaj qytetarët e kësaj ane theksuan njëzëri se të gjitha votat shkojnë për LDK’në dhe Lutën.
Lutfi Haziri, me të marrë fjalën, tha se ndihet krenar me mbështetjen e Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit.
“Ne po vijmë nga Livoçi Epërm dhe e përbashkëta me Velekincën është i kemi integruar në zonën urbane të dy këto fshatra. Jam krenar që e marrë këtë mbështetje në vendlindjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili është sinonim i luftës për liri. Ne e ruajmë me krenari emrin dhe veprën e tij”, tha Haziri.
Ai ka përmendur faktin se me të marrë mandatin, “Lagjen e Vishnjeve” e kanë gjetur si lagje të degraduar dhe me emra nënçmues, por tha se e kanë modernizuar dhe integruar në zonën urbane, duke ua bërë jetën e dinjitetshme qytetarëve aty.
Gjatë tubimit, simpatizantëve të LDK’së në Velekincë i është drejtuar edhe kandidatja për këshilltare komunale, Antigona Kqiku, e cila në listën e partisë mban numrin 21, thuhet në komunikatë.
sponmsorizuar nga LDK