DYLON

Luta: Me investimet e mëdha, Livoçi i Epërm po integrohet në zonën urbane

Luta: Me investimet e mëdha, Livoçi i Epërm po integrohet në zonën urbane
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, ka gjetur pritje të ngrohtë në Livoç të Epërm, në tubimin madhështorë të organizuar nga banorët e fshatit.

Banorët e këtij fshati kanë falënderuar kryetarin Haziri për investimet e mëdha infrastrukturore, përderisa janë shprehur se janë bërë bashkë bashkë, gra e burra e të rinjë e të reja, për ta mbështetur fuqishëm, duke shfaqur besimin se më 22 tetor, ai do të rikonfimohet fuqishëm.

Fjalë falënderimi pati edhe Luta i LDK’së, i cili theksoi se kjo mbështetje përkthehet me përgjegjësi të madhe në punë.

EkoHigjiena

“Në kuadër të programit tonë qeverisës 2017+, i kemi futur edhe kërkesat e banorëve të Livoçit për implementim gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti më i rëndësishëm në këtë pjesë është ndërtimi rrugës katër korsi nga tuneli e deri të penda, duke e integruar këtë fshat në zonën urbane. Do të vazhdojmë të punojmë këtu dhe në secilin fshat të Gjilanit për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Në këtë tubim është prezantuar para të pranishmëve edhe kandidati për asamble komunale, Idriz Ramadani, i cili mban numrin 29.

 

sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.