DYLON

Shpalosen 20 zotimet, para ekspertëve gjilanas

Shpalosen 20 zotimet, para ekspertëve gjilanas
Avatar photo Redaksia

“Në një takim të mbajtur sot me ekspertë të fushave të ndryshme, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka shpalosur programin prej 20 zotimesh të qeverisjes së LV-së, për mandatin katër vjeçar” thuhet në komunikatë të Lvizjes Vetvendosje, Qendra në Gjilan.

Sami Kurteshi, foli për të gjitha zotimet e Lëvizjes duke i shtjelluar një për një para ekspertëve dhe mediave nacionale. Filloi me zotimin e parë, e që është kthimi i dinjitetit të qytetarit nga keqqeverisja përmes fuqizimit të rolit në vendimarrjen publike, për të vazhduar më tutje me zotimet e tjera si revitalizimin dhe ndërtimin e Qendrave të Mjeksisë Familjare aty ku mungojnë, transparencë për të gjitha veprimet e administratës publike komunale, heqjen e ndërrimit të tretë në shkollat fillore dhe të mesme, shujtat e qumështin për nxënësit e shkollave fillore, rritjen e efiçiencës dhe efikasitetit të administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike e një varg zotimesh të tjera. Këto nuk janë vetëm premtime koti, por zotime të cilat janë të arritshme, konkrete dhe që do të ndihmojnë qytetarët e Gjilanit në jetën e tyre të përditshme.

Kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi, ka theksuar se LV-ja nuk jep premtime të cilat nuk mund t’i mbajë, dhe rrjedhimisht të gjitha zotimet janë të realizueshme me buxhetin e Komunës së Gjilanit, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

sponsorizuar nga Vetëvendosje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.