Partizani duket në rrugë të mbarë për të kthyer titullin ne Shqiperi pas një mungese çerekshekullore.
Përveç arritjes së objektivit madhor, mësohet se drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur punën për konfigurimin e skuadrës që do të marrë pjesë në Europë, ku aventura mendohet të nisë nga turi i parë eliminator në Champions.
Në këto kushte, drejtuesit kanë vënë në lëvizje bashkëpunëtorët e tyre, si brenda dhe jashtë vendit, për të gjetur lojtarët e duhur që trajneri Gega të formojë Partizanin europian.
Në kuadër të zërave dhe piketimeve të merkatos që Partizani ka për qershorin ka një nga emrat e synuar është ish-mesfushori i Skënderbeut dhe i Kombëtares, Liridon Latifi.