DYLON

Osmani: Autorët e sulmit në Gramsh duhet të mbajnë përgjegjësi

Osmani: Autorët e sulmit në Gramsh duhet të mbajnë përgjegjësi
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për sulmin e djeshëm ndaj ushtarëve në Gramsh.

Osmani përmes një postimin në Twiter ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

EkoHigjiena

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme,  teksa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.