DYLON

Lutfi Haziri: Gjilani po kalon ditë të zeza, solidarizohemi me familjen Haliti që humbi tre anëtarë

Lutfi Haziri: Gjilani po kalon ditë të zeza, solidarizohemi me familjen Haliti që humbi tre anëtarë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se po kalojnë ditë të zeza pas tragjedisë së familjes Haliti, e cila në Shqipëri ka humbur tre anëtarë.

Këto komente Haziri i ka bërë në konferencën për media, të së hënës, i cili tha se është njoftuar për gjendjen e rënduar të kësaj familjeje më 7 maj.

EkoHigjiena

“Unë jam njoftuar për gjendjen e rënduar të kësaj familjeje më 7 maj. Menjëherë kemi shprehur interesimin dhe komunikimin drejtpërdrejt edhe përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht, ka qenë gjithçka e vonshme dhe këta tre anëtarë të familjes Haliti u shuan”, ka thënë Haziri.

“Gjilani po kalon ditë të zeza, duke u solidarizuar me familjen Haliti për këtë humbje të madhe e cila, po ashtu, duhet ta përballojë këtë gjendje pasi tre djem dhe një vajzë të moshës madhore janë trashëgimi e kësaj familje”, ka shtuar Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se po e presin rezultatin zyrtar të hetimeve të institucioneve të shtetit shqiptar, në mënyrë që edhe familja dhe komuniteti të jenë më të qetë.

“Me 8 maj zyrtarisht jam njoftuar nga institucionet e Shqipërisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente të organeve të shtetit, që përfshinë krimet e rënda, për fillimin e hetimeve dhe ndërmarrjet e para hetimore. Presim rezultatin zyrtar, në mënyrë që edhe familja dhe komuniteti të jenë më të qetë”, përfundoi Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.