DYLON

Juventusi po e shet Dybalan, e ka mendjen te ylli portugez

Juventusi po e shet Dybalan, e ka mendjen te ylli portugez
Avatar photo Elife Sherifi

Joao Felix ka mahnitur Evropën me paraqitjet te Benfica këtë sezon.

19 vjeçari që shënoi tri goli në fitoren 4:2 të Benficas ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës po kërkohet nga shumë skuadra, në mesin e tyre është edhe Juventus. ‘Zonja e Vjetër’ po mendon seriozisht opsionin për transferimin e talentit portugez.

Sipas ‘Tuttosport’, transferimi i Felix mund të financohet nga shitja e sulmuesit Paulo Dybala, që po kërkohet nga Real Madrid, Bayern Munich dhe PSG. Me paratë nga shitja e Dybala, Juventus mendon të realizojë transferimin e Felix.

EkoHigjiena

Ylli portugez gjithashtu po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.