Sot kanë përfunduar katër ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin kosovar në kuadër të javës së tretë. Vllaznia e Pozheranit regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim te KEK-u, (0-1).
Ndërsa, në derbin e javës Drenasi dhe Istogu ndanë pikët me barazim dhe pa shënuar asnjë gol (0:0).
Vëllaznimi i Gjakovës është ndalur sërish në një barazimi dhe i ka ndarë pikët me Ramiz Sadikun në kryeqytet (2-2).
Rezultatet komplete të ditës së shtunë:
Ramiz Sadiku – Vëllaznimi 2-2
Drenasi – Istogu 0-0
KEK-u – Vllaznia 0-1
Malisheva – Vitia 3-1