DYLON

FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës, sot, e ka bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për klubet e Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë për vitin e dytë. Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i KE-së, Agim Nura, e ku të pranishme kanë qenë edhe përfaqësueset e kompanisë Sigal, njofton FFK.

Presidenti Agim Ademi tha se në vitin e parë ky projekt ka rezultuar tejet i suksesshëm. Në bazë të bisedave me futbollistët dhe analizës në terren, i pari i FFK-së tha se futbollistët janë ndjerë më të sigurt gjatë ndeshjeve të futbollit, duke e ditur se në rast lëndimi, ata mund të shërohen pa shpenzuar fare. Ndër të tjera presidenti Ademi përmendi shumën prej 159.414 euro që kanë kushtuar shpenzimet e futbollistëve, të cilët e kanë përdorur sigurimin shëndetësorë në vitin e parë.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër drejtoresha në departamentin e shëndetit në Sigal, Arbresha Jonuzi i informoi përfaqësuesit e klubeve mbi policat e reja. Ajo tha se kontratat janë të njëjta ashtu siç është edhe mbulueshmëria. Kontrata aktuale është valide deri më 30 shtator, derisa nga 1 tetori fillon viti i ri. Drejtoresha Jonuzi i informoi të pranishmit edhe me detaje tjera në lidhje me policat e reja të sigurimit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e klubeve u shprehën mirënjohës dhe të lumtur për këtë projekt, të cilin e vlerësuan si tejet të suksesshëm dhe të rëndësishëm si për klubet ashtu edhe për futbollistët. Të gjithë ata futbollistë të cilët i janë nënshtruar intervenimeve por nuk kanë pasur polica sigurimi, do ta gëzojnë të drejtën e plotë të rimbursimit të mjeteve, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.