Familja e deputetes Valentina Bunjaku-Rexhepit ka bërë organizim impresiv në mbrëmje, duke përkrahur fuqishëm kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Mbështetja fillimisht e familjes është garancë e fitores në zgjedhje. Falëmnderit familjes së Valentina Bunjaku-Rexhepit për këtë organizim në përkrahje të jashtëzakonshme ndaj Tinës e listës së LDK-së. Vërtetë, jemi të impresionuar me këtë mikpritje”, ka thënë gjatë tubimit kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri.
Në emër të të gjithë kandidatëve ka folur Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila tha se është falënderuese përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes së saj ndaj saj dhe LDK-së, në çdo betejë politike.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Ajet Avdyli – 83
#LDK132 #ShtetiShtet
e sponsorizuar