“Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot ka aprovuar unanimisht kërkesën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndarjen e 200 bursave për studentë, për vitin akademik 2019/2020”, e kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini i gëzohet këtij vendimi, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të studentëve, transmeton Portali 2lONLINE.com.
“Këtë vit, duke pas parasysh gjendjen financiare te rënduar për shkak të pandemisë COVID-19, në shoqërinë tonë, pa përjashtuat dhe studentët tanë, Institucionet komunale kanë bërë përpjekje maksimale të sigurojnë mjete shtesë për të rritur numrin e përfituesve të bursave (studentëve)”, ka thënë Kurteshi – Emini.
Ajo tha se dëshiron ta falënderojë për këtë, Kryetarin e Komunës, Lutfi Hazirin, DKA-në, të gjitha grupimet politike në Kuvend, asambleistët që mbështetën këtë propozim, për ta kthyer në vendim dhe përkthyer në mbështetje për studentët e Gjilanit.
“Jo me kaq, institucionet tona do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajt këtë shifër të studentëve përfitues në të ardhmen”, ka thënë kryesuesja e Kuvnedit Komunal të Gjilanit, Shpresa kurteshi – Emini. /2LONLINE.com/.