Cila është porosia e nënkryetarit Ismajli për udhëheqësit e institucioneve edukativo-arsimore?!

Cila është porosia e nënkryetarit Ismajli për udhëheqësit e institucioneve edukativo-arsimore?!

“Përgjatë kohës së fundit shohim që kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të paraqitura me COVID19 në nivel vendi. Institucionet që ju i menaxhoni, deri më tani kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në evidentimin e rasteve potenciale me virusin Corona, të nxënësve dhe mësimdhënësve. Kjo qëndrueshmëri e juaja, duhet të vazhdojë edhe më bindshëm përgjatë ditëve në vijim”.

Kështu është shprehur, në një adresim për udhëheqës të institucioneve edukativo-arsimore, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka kërkuar nga ata të vazhdojnë t’i respektojnë instruksionet e marra nga institucionet lokale dhe ato qendrore dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, transmeton Portali 2lONLINE.com.

“Taskforcat e ngritura në nivel të shkollave, të vazhdojnë të monitorojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, duke na ndihmuar që ta parandalojmë rritjen potenciale të rasteve. Duhet të jem bashkërisht syçelë që t’i dalim ballë kësaj situate e cila po i mund edhe njëherë rëndë shumë vende të botës”, thotë nënkryetari Ismajli.

Sipas tij, koha ka dëshmuar që mësimi në kushte shtëpie është i vështirë për shkak të rrethanave të ndryshme. Sipas Ismajlit, është e domosdoshme që udhëheqësit e institucioneve edukativo-arsimore të kontribuojnë në vënien nën kontroll të situatës që ta evitojmë atë skenar. Mësimin në shkolla nuk mund ta zëvendësojë asnjë skenar tjetër potencial.

“Të vazhdojmë betejën e përbashkët që fëmijëve tanë t’ju krijojmë mundësi dhe kushte të favorshme që mësimnxënien ta marrin në bankat shkollore. Beteja jonë e përbashkët është betejë për fëmijët tanë, për gjeneratat e ndritshme të Republikës sonë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

KOMENTE