Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi njoftoi se mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Ai ka thënë se dozën e parë kundër këtij virusi e mori në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë
“Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi. Faleminderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Arifaj në profilin e tij në “Facebook”.