DYLON

Gagica: Jemi shumë të vendosur për të qenë krah shqiptarëve dhe interesave të Luginës

Gagica: Jemi shumë të vendosur për të qenë krah shqiptarëve dhe interesave të Luginës
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të vizitës sime me bashkëpunëtorë në Komunën e Preshevës, patëm një takim të ngrohtë dhe mikpritës edhe nga Drejtori i Kulturës i Komunës së Preshevës, Kujtim Sadriu”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai shtoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Qendrave Kulturore të Kosovës e Shqipërisë me ato të Luginës, është i domosdoshëm sidomos në kohën kur shteti serb bënë përpjekje për sa më pak aktivitete të karakterit kombëtar shqiptar.

EkoHigjiena

Gagica tha tutje se aktivitetet kulturore janë çelësi për ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezat e rinj.

“Jemi shumë të vendosur për të qenë krah shqiptarëve dhe interesave të Luginës.  Jemi të obliguar si shtet e si komb të jemi me ta në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë në trevat e tyre”, ka thënë Gagica  AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.