DYLON

QKMF në Gjilan furnizohet me doza shtesë të vaksinës HPV kundër virusit papilloma human

QKMF në Gjilan furnizohet me doza shtesë të vaksinës HPV kundër virusit papilloma human
Avatar photo Redaksia

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik jemi furnizuar me doza shtesë të HPV vaksinës kundër Human papilloma virusit që është shkaktar i kancerit te qafës se mitrës. Këto doza janë të parapara për vajzat e moshës 13 deri 21 vjeç”, ”, thuhet në njoftim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan.

Më tej thuhet  se përveç vaksinimit të rregullt me HPV vaksinë e cili do të bëhet çdo vit tek vajzat e klaseve të gjashta tani u krijua mundësia që edhe vajzat e moshave 13 deri 21 vjeç të marrin këtë vaksinë .

EkoHigjiena

Human papilloma virusi përveç kancerit të qafës së mitrës është shkaktar edhe i kancereve tjera të organeve gjenitale si te femrat ashtu edhe tek mashkujt , lythave të lëkurës etj.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë pas atij të gjirit te gjinia femërore , është vështirë i trajtueshëm por mund të parandalohet me HPV vaksinë.

“Vaksina ka shkallë të lartë të efikasitetit, nuk ka efekte anësore. Ftojmë prindërit që ti sjellin vajzat e tyre për vaksinim me këtë vaksinë shumë të rëndësishme dhe efikase”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Vaksinimi i vajzave të moshës 13 deri 21 vjeç do të bëhet në Shërbimin e vaksinimit, në Qendër kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan, ditëve të punës nga ora 07:00 – 20 :00.   /2LONLINE/