Gjykata Themelore Gjilan me dhimbje e pikëllim të thellë ka pranuar lajmin pë ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini.
***
Telegram ngushëllimi
E nderuar familja Ukshini,
Te nderuar kolegë prokurorë,
Gjykata Themelore Gjilan me dhimbje e pikëllim të thellë ka pranuar lajmin pë ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të Gjykatës Themelore në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.
Prokurori Ukshini, do të mbahet mend për profesionalizmin dhe korrektësinë. Prandaj, humbja e tij është humbje e madhe për sistemin e drejtësisë në vend.
I qoftë i lehtë dheu!
Me respekt!
Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan, Ramiz Azizi.